Report TV - Polemika mes PD dhe LSI,Vasili- Bashës: Je këtu apo në Holandë?

2016-12-18 1

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë përfshirë nga polemikat lidhur me akuzat në adresë të deputetit të Qarkut të Vlorës, Shkëlqim Selami.

Kreu i Departamentit për Sigurinë në PD, Enkeljed Alibeaj u shpreh se deputeti i LSI-së është i kriminalizuar. Sipas tij, Rama nuk e do dekriminalzimin sa kohë mban ende në parlament deputetin Shkëlqim Selamin, i cili sipas tiij ka fshehur të dhëna dhe nuk ka deklaruar një dënim në Itali për trafik qëniesh njerëzore.