PD: Selami me “njollë në biografi” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-12-18 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka denoncuar nje tjeter deputet te mazhorances, i cili sipas saj është subjekt i ligjit te dekriminalizimit. Kreu i departamentit te sigurisë ne PD Enkelejd Alibeaj, ka deklaruar se deputeti Shkelqim Selami ka fshehur nje dënim per trafik te qenieve njerëzore.?Zbulimi nga media i rastit të deputetit të mazhorancës, Shkelqim Selami, i cili ka fshehur të dhënat dhe nuk ka deklaruar një ere në Itali për trafik qeniesh njerëzore, tregon edhe një ere pse Edi Rama nuk e do dekriminalizimin, e pengon atë, dhe nuk është i gatshëm ta zbatojnë. Jo vetëm nuk shkarkon Rroshin, të cilit ia quajti publikisht të mbyllur shërbimin kur i doli dënimi në Itali për përdhunim, por jep letra rekomandimi për kreun e bandës në Durrës, Lulzim Berisha, dhe del se po pasuron radhët me anëtarë të rij të klubit të krimit, me deputetë si Selami?.PD i ka bere thirrje KQZ dhe Prokurorisë te vihen ne lëvizje e te hetojnë te shkuarën e deputetit Selami. Shkëlqim Selami u zgjodh deputet ne qarkun e Vlorës nen siglën e LSI, por mësohet se pak muaj me pare ai eshte larguar nga kjo force politike. Pas publikimit te ketij lajmi, vete Selami ka reaguar ne rrjetet sociale duke i hedhur poshtë akuzat e duke vene ne dukje se ?Thashethemxhinjt e Tiranes jan me keq se ato te peshkatarve te Skeles qemoti qe kur s?u zinte gje grepi, thoshin zura nje peshkaqen po s?e nxora dot se ma keputi fillin.?