Ora News - PD: Koncesioni i laboratorëve spitalorë aferë korruptive, Rama ta anulojë

2016-12-18 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të anulojë në mënyrë urgjente koncesionin e laboratorëve spitalorë, duke e konsideruar një aferë të madhe korruptive që bëhet 6 muaj para zgjedhjeve.
Kryetarja e Komisionit parlamentar të Shëndetësisë tha se ky koncesion rrezikon cilësinë dhe rrit korrupsionin dhe se prej tij do të përfitojë vetëm Rama dhe ministri i Shëndetësisë
Albana Vokshi: Konçesioni do të monopolizojë sistemin laboratorik mjekësor, do të prodhojë çmime të pakontrolluara e të larta, do të cënojë cilësinë dhe transparencën e shërbimit dhe do të krijojë problem të sigurisë për shëndetin e pacientëve. Në këtë sistem të korruptuar që ne kemi, privati do të gjejë përherë mundësi të dëmtojë cilësinë për të fituar më shumë.


Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-koncesioni-i-laboratoreve-spitalore-afere-korruptive-rama-ta-anuloje/