http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reforma zgjedhore ka marre kohe deri ne 15 shkurtin e vitit 2017 dhe pavarësisht se tashme është vone per te bere ndryshime radikale, duket se mazhoranca dhe opozita po negociojnë per rregulluar disa momente te fushatës elektorale qe kane impakt ne standardet e zgjedhjeve. Nje prej këtyre çështjeve, shpjegon bashkëkryetari demokrat i komisionit te reformës Oerd Bylykbashi është financimi i partive ne zgjedhje qe po diskutohet edhe me eksperte te Këshillit te Europes, ndonëse kompromisi mbetet ende larg.?Ajo që konstatoj është se PS po i afrohet pozicionit të PD për një numër çështjesh, por mbetemi ende të ndarë në çështje kardinale si financimi 100% apo i përzier. Ajo që kërkojmë është që financimi i partive të jetë i shëndetshëm, me para publike, që do të thotë e ligjshme dhe jo me para që vijnë nga korrupsioni, krimi i organizuar apo të dhëna në të zezë nga subjektet private, që do ta bënte politikën të varur nga këta privatë apo nga krimi. Kjo është një çështje e madhe që na ndan sot e kësaj dite. Po punojmë për t?u afruar.?Por ndërkaq, Partia Socialiste e ka paraqitur tashme nje draft per reformën zgjedhore, i cili per opozitën nuk është serioz pasi kërkon qe me 12 amendamente t?u jape përgjigje 53 rekomandimeve te OSBE-ODIHR dhe nje prej këtyre neneve flet per ndryshimin e kodit zgjedhor ne mënyre qe te ndalohet shpërndarja e çakmakëve me logot e partive ne fushate.?Ndërkohë që jemi të shqetësuar për kriminelët që po na hyjnë në Parlament përmes zgjedhjesh, ata hallin më të madh e kanë që të ndalojnë shpërndarjen e çakmakëve apo shkrepëseve me logon e PD?.Por nese ky amendament per opozitën nuk është serioz, Bylykbashi ve ne dukje se ka edhe amendamente te rrezikshme si ato per futjen e mësuesve ne komisionet e administrimit zgjedhor.?Propozimi i PS-se per mësuesit që janë nën presion dhe represion të përditshëm nga pushteti do të bëjnë këta depolitizimin, është qesharake. Ajo që sugjerojmë është se nëpërmjet procedurash të qarta, pa ekuivok të funksionimit të komisioneve, kushdo që ka dhe preferencë politike të mos ketë mundësi të bëjë asgjë?.PD bën përgjegjëse mazhorancen per vonesën e reformës zgjedhore, duke theksuar emergjencën e nevojës per te reformuar ligjin zgjedhor.?Kjo situatë e paprecedent, ku dekreti i presidentit ka dalë dhe nuk është bërë asnjë amendament na bën ne që të kërkojmë që platforma e PD që përfshin gjithë rekomandimet e OSBE-ODIHR të shqyrtohet me urgjencë nga komisioni. Të ulemi të diskutojmë, të debatojmë ,të lëmë detyra për ekspertët?.Para 7 muajsh opozita paraqiti ne komisionin e reformës zgjedhore nje platforme ku reflektoheshin rekomandimet e OSBE-ODIHR, por edhe propozime te tjera si futja e teknologjisë ne zgjedhje; nga ana e saj partia socialiste pak jave me pare hartoi nje draft me amendamente per kete reforme; dhe këto dokumente jane te vetmet produkte te komisionit qe me se shumti kane shërbyer per te treguar s...