Abuzime me çmimet në fundvit - News, Lajme - Vizion Plus

2016-12-18 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kujtim Lika është një grumbullues i fruta-perimeve, te cilat me pas i eksporton. Ndonëse kërkesa per këto mallra ne fund te vitit është njësoj ne çdo vend, ne ndryshim nga tregu vendas ku çmimet shënojnë nje rritje artificiale, tarifat për eksport, nuk ndryshojnë. Po pse ky abuzim ne tregun tone? Kreu i shoqatës se agrobiznesit, Agim Rrapaj, sqaron se abuzimet vijnë nga tregtare informale qe bëhen pjese e tregut, vetëm ne fund te vitit. Ndaj ai i bën apel fermerëve qe te mos i shesin produktet e tyre tek tregtare te rastësishëm. Por pjese e këtij zinxhiri janë edhe institucionet monitoruese te shtetit, qe ne çdo vit kane dëshmuar qe nuk janë ne gjendje te shmangin kostot e panevojshme qe rendojnë xhepat e konsumatorëve për festat e fundvitit.