Vëzhgimi i “BOOM” - Qendra 3 e Komunitetit të Shëndetit Mendor pa mjek psikopediatër (pjesa II)

2016-12-18 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Tiranë ka 3 qendra komunitare të shëndetit mendor nga të cilat dy kanë ofruar shërbim edhe për fëmijë edhe për të rritur, konkretisht qëndra nr 3 dhe qëndra komunitare nr 1 që prej dhjete vitesh.
Në muajin shtator të këtij viti në qendrën komunitare të shëndetit mendor nr 3 mjeku psikopediater doli në pension dhe u zëvendësua nga nje mjek psikiater, pra që viziton vetëm të rritur.
Emisioni investigative ?BOOM? në RTV Ora News, ndoqi këtë problem në fillim të muajit nëntor në Qendrën Komunitare të Shendetit Mendor nr 3 që është e vendosur në Poliklinikën qendrore te specialiteteve ne kryeqytet. Prindërit shfaqen të shqetësuar kur befas gjenden dyert për të vizituar fëmijët tek mjeku spikopediater.
Prindi: Unë jam e shqetësuar sepse për më shumë se dy muaj fëmija ime ndodhet pa mjekim dhe është i acaruar. Unë e merrja këtë mjekim tek psikopediatri që tashmë është hequr edhe letra (tek dera). Kam marrë shërbimin e duhur për më shumë se 5 vite. Për momentin nuk dime ku të drejtohemi ku të drejtohemi për fëmijët që i kemi me autizëm. Nuk dime ku do të marrim mjekim. Ne presim zgjerim, jo si të ngushtohen këto gjëra. Ku ta çojmë atë fëmijë? Ne e sillnim këtu se e kishim më afër.
Infermieria: Kartelën duhet ta çosh tek qendra 1, tek ambasada amerikane. Aty e kemi udhëzimin nga drejtoria. Kartelën e çojmë ne, ti vetëm bën kërkesën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/qendra-3-e-komunitetit-te-shendetit-mendor-pa-mjek-psikopediater/

Free Traffic Exchange