Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Myftinia e Shkodrës ka bërë thirrje besimtarëve mysliman për solidarizim me vuajtjet e popullit sirian në Alepo. Imam Muhamet Sytari u kërkoi besimtarëve të luten për tu rikthyer paqja dhe të mos i kthejnë shpinën zotit.
Myftinia Shkoder ka organizuar në të gjitha xhamitë e qytetit Hytbe Zemërimi dhe Solidarizimi me Alepon. Myftiu i Shkodres Imam Muhamed Sytari ka theksuar se keto ngjarje jane tregues i devijimit të njerëzimit nga boshti i mirësisë së besimit. Ne si popull kuptojmë këto vuajtje pasi kemi kaluar tortura ç?njerezore nga regjimi komunist. Ky është terrorizmi i vertete ndaj te cilit duhet te distancohemi shtoj Sytari.
Imam Muhamed SYTARI- Myftiu i Shkodres: Për tu angazhuar në lutje të përbashkët, për fatkeqësinë e madhe, terrorizmin e pashembullt që ushtrohet ditë pas dite mbi njerëzit e pafajshëm në Siri, Irak dhe Lindjen e Mesme. Ai është terrorizmi i vërtetë që duhet luftuar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/solidarizim-me-alepon-myftinia-e-shkodres-distancohemi-nga-terrorizmi/