Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Krerët e partive të vogla parlamentare janë bërë bashkë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare , duke i drejtuar një listë kërkesash komisionit parlamentar për reformën. Janë 7 propozime për ndryshimin e kodit zgjedhor ndër to numërimi elektronik, votimi i emigrantëve, dhe ashpërsimi i masave për shit-blerjen dhe tjetërsimin e votës
Tiranë-5 partitë Parlamentare lista e Ben Blushit dhe Mimoza Hafizit, Lëvizja për Zhvillim Kombëtarë e Dashamir Shehit, Partia Agrare e Agron Dukës, PBdnj e Vangjel Dules, dhe Partia Demokristiane e Nard Ndokës, janë bërë bashkë për zgjedhjet e ardhshme paralamentare, duke i kërkuar dy partive të mëdha ndryshime të menjehershme në kod zgjedhor.
Hafizi: Ne kërkojmë përbërje jo partiake të Komisioneve Zgjedhore, numërim elektronik të votave, kontroll dhe tavan mbi shpenzimet e partive politike dhe audit kombëtar, ashpërsim të masave për shit-blerjen e votës. E drejtë vote për emigrantët, hapësirë e barabartë mediatike gjatë fushatës, dekriminalizim të listave zgjedhore.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/te-vegjlit-behen-bashke-7-propozime-per-ndryshimin-e-kodit-zgjedhor/