http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i komisionit te posaçëm te reformës ne drejtësi, Fatmir Xhafaj, i ka bere thirrje Gjykatës Kushtetuese te shprehet sa me shpejt për ligjin e vettingut. Xhafa theksoi se opinioni i Venecias ishte i qarte dhe tashme puna e gjyqtareve është me e thjeshte. ?T?i qëndrojë korrekte asaj për të cilën të gjitha palët e përfshira në këtë proces kanë thënë, Opinionit të Komisionit të Venecias. Besoj se është në përgjegjësinë e Gjykatës Kushtetuese, është në dinjitetin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që ta konsiderojnë një gjë tejet prioritare debatin përfundimtar për të dhënë vendimin lidhur me ligjin e Vetting-ut. Por mendoj edhe për një arsye tjetër, ata e kanë shumë të thjeshtë. Punën ia ka bërë të thjeshtë Komisioni i Venecias me opinionin që ka dhënë dhe me vlerësimin tim do të duhej shumë pak punë për të hartuar vendimin final të tyre lidhur me këtë çështje kaq fortë të debatueshme. Dhe shpresoj që Gjykata Kushtetuese të tregohet në përgjegjësinë që duhet të ketë lidhur me këtë çështje kaq të rëndësishme. Gjyqtarët kushtetues janë sot përpara një përgjegjësie të veçantë për t?u ndarë nga gjykimet dhe pritshmërinë e tyre individuale dhe për të parë më shumë se kaq, për të parë se çfarë është në interesin e sistemit të drejtësisë, se çfarë është në interesin e qytetarëve të këtij vendit. Dhe ata janë sot përballë sfidës nëse do ta ruajnë integritetin dhe imazhin pozitiv që ka krijuar në vite Gjykata Kushtetuese përballë qytetarëve të këtij vendit?.Deklarata e kreut te komisionit Xhafaj u be pas mbledhjes ku u prezantua paketa e dyte e reformës ne drejtësi prej 27 ligjesh. Por per opozitën prova e vërtete e drejtësisë ne Shqipëri nuk është kjo pakete, por reagimi i kryeministrit ndaj kërkesës se PD per shkarkimin e kryetarit te bashkisë Vangjush Dako.Pas 7 ligjeve baze te reformës ne drejtësi qe u miratuan ne vjeshte, tashme jane gati edhe 27 ligje te tjera qe rregullojnë funksionimin e institucioneve. Palet kane rene dakord qe komisioni i reformës te mos funksionoje me dhe keto drafte te kalojnë tek Komisioni i Ligjeve. Ambicia e shumicës është qe e gjithë paketa te miratohet para se parlamenti te shpërndahet ne prag te zgjedhjeve parlamentare.