Koncesioni i Rrugës se Kombit, Vizion Plus zbardh detajet - News, Lajme - Vizion Plus

2016-12-18 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Koncesioni i Rrugës së Kombit pritet të shoqërohet me probleme të mprehta sociale për banorët e zonës, të cilët janë më të varfërit në Shqipëri. Ata do të paguajnë tarifën prej 5 eurosh, për kalim në këtë rrugë, por përjashtim do të bëjnë vetëm familjet me ndihme ekonomike. Vizion Plus ka zbardhur detaje të kontratës të miratuar në qeveri. Ajo parashikon 120 mijë euro fond për kompensimin e familjeve në nevojë në qarkun e Kukësit. Përkundrejt tarifës prej 5 euro, kjo skeme subvencionon pagesën për 24 mijë hyrje-dalje automjetesh në vit. Por ajo nuk ka marrë ende formën përfundimtare, se si do të aplikohet. Pyetjet që shoqërojnë këtë proces janë dy: A kane te gjitha familjet e varfra automjete, dhe, a do të nxisë abuzime një skemë e tillë subvencionimi? Burime nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, thonë se detaje të tilla do të specifikohen në bashkëpunim edhe me Bashkinë Kukës.Në bazë të kontratës, kompania do të bëjë një investim të parë prej 43 milion eurosh, për rehabilitim skarpatesh, sinjalistikë si dhe riparimin e disa segmenteve të dëmtuara. Ndërsa do të pajisen me ndriçim të gjitha kryqëzimet, si dhe do të përmirësohen hyrje-daljet ne autostradë. Aplikimi i pagesës në këtë segment rrugor do të nisë nga muaji korrik, pasi deri në 6 muaj kohë, do t?i nevojitet kompanisë për të kryer investimet e nevojshme fillestare.

Free Traffic Exchange