Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut të Strasburgut tanimë do të jenë edhe në gjuhën shqipe. Iniciativa e Avokaturës së Shtetit ka mundësuar botimet e para për të cilat znj. Alma Hicka u shpreh se këto vendime do të jenë ndihmëse si per juristët shqiptare ashtu edhe për institucionet.
Alma Hicka: Vendimet e Gjykatës Evropiane, me problematikat që trajtojnë dhe zgjidhjet që përvijojnë mund të shërbejnë edhe si udhërrëfyes për administratën publike, në veçanti në trajtimin e një procesi të rregullt ligjor, në proceset administrative të të gjitha natyrave. Avokatët që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në mbrojtje jo vetëm të klientëve,por edhe të procesit të rregullt ligjor, dhe sistemit të drejtësisë nëpërgjithësi, do të kenë një mundësi më tepër, për të njohur dhe përdorurjurisprudencën e Gjykatës Evropiane, në një fushë të gjerë objektesh dhetematikash, duke 3lluar që nga e drejta e privatësisë dhe e drejta e jetësfamiljare, ballafaqimi i tyre me të drejtën e fjalës së lirë; e drejta për të mosiu nënshtruar torturës apo trajtimit çnjerëzor; e drejta e jetës; e drejta përtubim; të drejtat procedurale të personave të akuzuar apo të burgosur dhenjë numër i gjerë të drejtash, themelore dhe procedurale që lindin ngaKonventa.
Kjo iniciativë e avokates të shtetit është përshendetur edhe nga kreret e institucioneve të tjera të drejtësisë si kryetari i Gjykates Kushtetuese dhe drejtori i shkolles së magjistraturës dhe konsiderua me rëndësi për të sjelle vlera të dobishme për gjyqësorin shqiptar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/strasburgu-ne-shqipt-avokatura-e-shtetit-inisiative-per-perkthimin-e-vendimeve/