Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Boçe të vogla hashashi, dorashka, paketa cigare, gota plastike, fshesa e madje lopatë e korrëse bari, janë ato çfarë kanë mbetur në tunelin ku një ditë më parë (15 dhjetor) u sekuestrua një sasi e konsiderueshme marijuane nga policia e Sarandës.
Tuneli që më parë përdorej nga ushtria për rezervat e naftës, ishte kthyer në një punishte për hashashin.
Kamera e Ora Neës pa nga afër vendin ku policia e Sarandës sekuestroi rreth 657.8 kg lëndë narkotike.
Policia arrestoi 20 vjeçarin Gentian Muhollari, shpalli në kërkim një 27 vjeçar nga Saranda, ndërsa po heton në gjendje të lirë 7 gra për moskallëzim krimi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kamera-e-ora-news-shkoi-ne-tunelin-ku-policia-sekuestroi-kanabis/