Opinion - Fshehja e Klement Balilit, politika dhe drejtesia! (15 dhjetor 2016)

2016-12-18 3

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; Te ftuar: Artan Hoxha, Spartak Ngjela, Enkelejd Alibeaj, Taulant Balla, Çlirim Gjata, Preç Zogaj

kronike e zgjeruar: http://tvklan.al/opinion-fshehja-?ka-dhe-drejtesia

Gazetari i ?News24?, Artan Hoxha ka theksuar në lidhje me arrestimin e Klement Balilit në emisionin Opinion në TV Klan, se është tepër e vështirë të kapet nga policia. Hoxha i është rikthyer edhe njëherë emisionit Opinion, të realizuar me 12 maj 2016, kohë kur policia greke në bashkëpunim me amerikanët, bënë publik operacionin e ndërmarrë. Ai tha se në emision, kam deklaruar se policia nuk do arrijë dot t?a kapë Balilin, në lidhje me këtë fakt, kam sjellë disa ditë-fakte. Gazetari theksoi se deri në ditën kur ne kemi realizuar emisionin, 12 maj, 2016, ai ka qenë drejtor në një institucion të rëndësishëm, në një qytet po aq të rëndësishëm siç është qyteti i Sarandës. ?Nga të dhënat që kishin ndjekur agjensitë e zbatimit të ligjit në atë kohë, si dhe të dhënat që kishin paraqitur policia greke, rezultonte që ky grup kishte instruktor shumë të fuqishëm, shumë të lidhur, kishin një organizim perfekt, i cili rezulton të jetë i shpërndarë në 10 vende në Bashkimin Europian, për më tepër në territorin shqiptar, grupi ka lidhje farefisnore, shoqërore shumë të afërta, prandaj rezulton se edhe gjatë kohës që ai është në kërkim, ai është në një ambient familjar, në një dasmë. Mirëpo, ai ka edhe një veçanti tjetër, në zonën e vet, rrallë kam parë në Shqipëri persona që kanë probleme me ligjin, si në rastin konkret, që të kenë aq shumë mbështetje nga komuniteti ku ata jetojnë. Në zonën ku ai ka banesën në fshatin Siar të Delvinës, në zonën e Delvinës dhe në zonën e Sarandës ishte shumë e vështirë që t?i të mblidhje informacion për atë. Kjo tregon se ai në komunitetin ku jeton ka bërë shumë ndere, ka hapur shumë vende pune, ka ndihmuar njerëz në nevojë, pasi kishte pasur mundësi?.

Hoxha ka thënë se për këtë çështje ka ndërhyrë edhe DEA amerikane, që sipas gazetarit nuk ndërhynë për çështje të hashashit, por merret me hetime për drogat e forta. Ajo është bërë pjesë e hetimeve për Balilin pasi dyshohet se ai është pjesë e një organizate të fuqishme të trafikimit të drogës, të shtrirë mes Shqipërisë dhe Greqisë. ?Në muajin shkurt, policia greke dhe shërbimet e DEA-së në Athinë kanë bërë një takim ku ka qënë e pranishme edhe Policia Shqiptare, dhe ata ju kanë bërë të ditur se kërkojnë bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare, për të luftuar një grup ndërkombëtarë të lëndëve narkotike. DEA-amerikane është futur sepse në 17 prill të vitit 2015 është kapur një shtetas britanik i cili transportonte 23 kg kokainë, duke e futur në qytetin britanik në Londër, dhe rezultonte që ai po e bënte këtë për llogari të këtij grupi. Sepse kemi të bëjnë me një grup të strukturuar, të fuqishëm, i shtrirë mirë në disa vende të Evropës qendrore, por e ka bazën në Shqipëri dhe Greqi?.

Ndërkaq, Hoxha ka shpjeguar në emision...

Free Traffic Exchange