Vritet taksisti në Kavajë, prangoset 24-vjeçari Saraçi - News, Lajme - Vizion Plus

2016-12-18 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I mori jetën taksistit në Kavaje vetëm per 27 mije leke. Viktima është Idriz Karriqi 65-vjeç nga qyteti i Kavajës, i cili u denoncua ditë më parë nga familjarët si i zhdukur, ndërsa policia ka vënë në pranga autorin Musa Saraçin, 24 vjeç. Gjatë marrjes në pyetje, Saraçi ka deklaruar se e kishte kohë që e kishte planifikuar, rrëmbimin e taksistit dhe se grabitja e vrasja ndodhën shumë shpejt. Sipas policisë me datë 14 dhjetor, Musa Saraçi kishte udhëtuar nga Gosa për në Kavajë. Kur ka mbërritur në sheshin pranë spitalit të Kavajës taksinë e ka pronotuar Saraçi. Në këtë foto, shihet se 24 vjecari është ulur në sedijen e parë të mjetit tip benz duke udhëtuar në drejtim te fashiti Vile Boshtove. Autori ka rrëfyer në polici se kishte pasur si qëllim vetëm që t?i merrte mjetin, por më pas e kishte kapur frika se taksisti do ta denonconte dhe për këtë arsye e kishte qëlluar me thikë, duke e lënë të vdekur në vend. Pas vrasjes së Idriz Karriqit, i riu i ka hequr targat makinës dhe është drejtuar për në varrezat e automjeteve ku edhe e ka shitur vetëm per 27 mije leke. Musa Saraçi njihet si person problematik dhe përdorues droge. Idriz Karriqi babai i dy vajzave punonte prej kohesh si taksist per te siguruar jetesën.