Zbardhet vendimi i gjykatës së Apelit që liroi Lulzim Berishën
TIRANE-?Lulzim Berisha ka kryer më shumë se ¾ e dënimit që parashikon ligji për dhënien e lirimit me kusht, ka sjellje shembullore, nuk është përsëritës në krim, ka shprehur dëshirën për t?u riintegruar në shoqëri dhe dëshirën për punë si dhe lirimi i tij do të lehtësonte situatën e mbipopullimit në burgje?.
Janë këto argumentat e 3 gjyqtarëve të Apelit në Durrës, Arben Vrioni, Anita Mici dhe Petrit Ceno të cilët në 12 faqe vendim më 5 dhjetor 2016 i dhanë lirinë Lulzim Berishës.
Sipas vendimit, Lulzim Berishës i kishin mbetur dhe 6 vite e 2 muaj dhe 22 ditë burgim për të kryer, ndërsa prej 5 dhjetorit tashmë këtë dënim ai do ta kryejë në liri me kusht duke mbajtur kontakte të herë pas hershme për 5 vite me shërbimin e provës në qytetin e Durrësit.