Ora News - Haxhinasto: Të ndërhyhet në ligjin e prokurimit, infrastruktura do buxhet

2016-12-18 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinsto ka kërkuar një ndërhryje serioze në ligjin e prokurimit. Në intervistën e mbrëmjes në Ora Neës, Haxhinasto tha se duhet të ndryshohet kriteri që oferta më e ulët fiton. Ai argumentoi se ka pasur raste kur komani kanë marrë kontratën me ofertë të ulët dhe më pas kanë ndryshuar vlerën e kontratës.
Haxhinasto: Gjithçka që unë e quaj të rëndësishme për tu bërë, ndoshta dhe gjatë këtij mandati është një ndërhyrje serioze në ligjin e prokurimit. Me qëllim që: E para, të ndryshohet ai kriter që oferta më e ulët fiton, jo domosdoshërisht oferta me e ulët është më optimale. Ka ndodhur që kompani kanë hyrë në garë, kanë marrë kontratën me një ofertë shumë të ulët dhe që ditën e parë që kanë marrë kontratën kanë filluar të gjithë makinacionet e ndryshme për të rritur vlerën e kontratës. Prandaj një ndërhyrje e tillë ku të dekuarjohen manipulime të tilla për të hyrë me një çmim shumë të ulët dhe për të marrë kontratën dhe pastaj për të kompromentuar përfundimin e saj këto praktika duhet të marrin fund, me qëllim që të rrisin efikasitetin e përdorimit të çdo qindarke të qytetarit shqiptar.
Ish-ministri nuk ka qenë i kënaqur me buxhetin për Transportet në tre vitet që ai ka ushtruar deytrën, duke theksuar se ky sektor duhet parë me prioritet pasi ndikon në zhvillimin ekonomik.
Haxhinasto: Unë mendoj se infrastruktura duhet trajtuar në mënyrë prioritare, sidomos infrastruktura e transportit sepse është një sektor që mbështet ekonominë në tërësi. Ky sektor bën qarkullim të mirëfilltë ekonomik. Prandaj duhet një vëmendje më e madhe e buxhetit. Është e konfirmuar që investimi i çdo dollari në infrastrukturën e Transportit kthehet në 6-7 herë më shumë sesa është investuar. Pra nuk është një shpenzim i pavlefshëm, por kthehet me një vlerë të rikrijaur dhe pastaj shumëfishohet.
Në krye të këtij dikasteri, ish-ministri renditi disa arritje, ndërsa një nga sfidat që ai nuk e përfundoi ishte rruga Tiranë-Elbasan.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/haxhinasto-te-nderhyhet-ne-ligjin-e-prokurimit-infrastruktura-do-buxhet/