stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;
Kronike me e zgjeruar: http://tvklan.al/stop-emisioni-74-sezoni-2/
Kasandra Senimllari denoncon në ?Stop? faktin e rëndë, se është përdhunuar nga djali i tezes.Nga marrëdhënia e incestit mes të miturës dhe kushëririt të saj në Gjonomadh të Korcës, ka lindur edhe një fëmijë.Mamaja e Kasandrës tregon, së foshnjën e ardhur në jetë, e kanë lënë në shtëpinë e fëmijës.Ndërsa kushëriri Lisandër Lato, është i lirë, pavarësisht marrëdhëies incestuale me të mitur. Prej 3 muajsh foshnjes i është marrë analiza e ADN-së, por nuk rezulton kjo edhe për babain e pretenduar. ?Stop? arriti të gjejë Lisandrin dhe ky i fundit u detyrua të pranojë raportin intim me kushërirën e mitur, por sipas tij gjithcka ka ndodhur me dëshirën e vajzës...
Në fshatin Gjonomadh vjen rasti i një raporti seksual me kushërirën, ku më pas ka ardhur në jetë edhe një fëmijë.
Kasandra Senimllari denoncon në ?STOP? faktin e rëndë, se është përdhunuar nga djali i tezes, Lisandër Lato. Vajza e vogël tre muajshe ndodhet në Shtëpinë e Fëmijës në qyetin e Korçës.
Vetë Kasandra tregon momentet kur është përdhunuar nga kushëriri i saj, që vetë ajo e konsideronte si vëlla. Ajo i ka kërkuar ta ndihmojë, pasi një djalë e ngacmonte në Facebook, por më pas ai ka zgjedhur ta përdhunojë atë.
Këtë histori nuk e vuan sot vetëm Kasandra, por edhe familja e saj dhe në të ardhmen edhe vetë vogëlushja, e cila merr kujdes në Shtëpinë e Fëmijës në Korçë.
Sa vjeç jeni?
18 vjeçe.
Është shumë e vështirë që të pyetet për këtë çfarë ty të ka ndodhur, por a mund të na tregosh?
Jam e abuzuar nga kushëriri im, emri i tij është Lisandër.
Çfarë e ke?
Djali i tezes, e kisha si vëlla. Ai ka abuzuar me mua, më ka përdhunuar dhe më ka lënë shtatzënë. Nga ai përdhunim kam lindur një vajzë.
Sa vjeçe është vajza?
Dy muajshe dhe tani bën tre. Vajzën nuk e kam me vetë e kam në Shtëpinë e Fëmijës. Personi që ka abuzuar me mua gjendet akoma i lirë. Ka qenë Dhjetor, e kam marrë kushëririn në telefon dhe i kam thënë që mund të më ndihmosh, sepse më bezdis një djalë në Facebook. Ai më ka thënë që do vij, por pak më vonë, se kam njerëz tani. Ka ardhur në darkë më ka marrë në telefon dhe më ka thënë që hape derën.
Sa ishte ora?
Nuk e di orën sa ishte.
Po familjarët ku ishin?
Po flinin. Kam qenë nga dhoma tjetër, dera ishte e blinduar dhe nuk dëgjohet. Kur kam hapur derën jemi ulur në divan dhe i kam dhënë telefonin. Ai telefonin njëherë e hapte njëherë e mbyllte. I kam thënë që mere dhe thuaji që të më lerë rehat. Jo prit më thoshte mua. Filloi të më afrohej, njëherë më prekte nga flokët, njëherë nga këmbët, pastaj e imagjinoni vetë se çfarë më ka ndodhur. Më ka mbyllyr gojën që të mos flisja. Pasi ndodhi kjo, u mata të shkoja nga dhoma e mamit që t?i tregoja për atë që më ndodhi, por sërish kthehesha se kisha frikë. Kisha frikë që nuk do të më besonin për atë që do t?i tregoja.
Po pse e ka...