Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Integrimi i Shqipërisë në BE ishte tema e debatit në parlament mes Kryeministrit Rama dhe ish kryeministrit Berisha. Rama ironizoi sërish interpretimin e PD për deklaratën e Këshillit Europian, duke thënë se zbatimi i ligjit të vetting është i vetmi kusht për hapjen e negociatave. Për deputetin Berisha, i vetmi vlerësim që mori Shqipëria është miratimi me konsensus i reformës në drejtësi, pasi të tjerat janë gënjeshtra të kryeministrit Rama.
Kryeministri Edi Rama e cilësoi qesharake interpretimin e PD, duke lexuar sipas tij, versionin e drejtë të qëndrimit të Këshillit.
Rama: Këshilli mirëpret hapat e mëdha që Shqipëria ka hedhur, duke miratuar në korrik 2016, me unanimitet, amendimet shumë të rëndësishme kushtetuese, duke i hapur rrugën nisjes së një procesi gjithëpërfshirës, reformues, sistemit të drejtësisë. Vendet anëtare vlerësuan progresin e qëndrueshëm që ka bërë Shqipëria në lidhje me 5 prioritetet kyçe, progres që dallohet qartë në vlerësimin pozitiv të Komisionit Europian për të tretin vit radhazi, por edhe krahasuar me vendet e rajonit që janë pjesë e paketës së zgjerimit.
Për ish kryeministrin Berisha, i vetmi vlerësim për Shqipërinë është miratimi me konsensus i reformës në drejtësi, dhe të tjerat janë gënjeshtra të Kryeministrit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/cic-micet-per-integrimin-rama-berisha-debate-ne-kuvend-per-raportin-e-ke/