Ora News –Vlorë, projekt 20.8 milion euro për trajtimin e mbetjeve të ngurta

2016-12-18 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qyteti bregdetar i Vlorës së shpejti do të ketë një impiant të trajtimit të mbetjeve të ngurta.Ministria e Financave së bashku me Ministrinë e Transporteve firmosën marrëveshjen me KFW gjermane për një mbështetje financiare prej 20.8 milion eurosh. Ministri i Transporteve u shpreh se ky impiant do ti japë zgjidhje përfundimtare problemit të mbetjeve në Bashkinë Vlorë e Selenicë.
Menaxhimi i mbetjeve të ngurta në Vlorë shumë shpejt do të marrë një zgjidhje përfundimtare.
Banka gjermane KFW ka financuar permes dy granteve dhe nje kredie, projektin për ndërtimin e impiantit të ri të përpunimit të mbetjeve në vleren e 20.8 mln eurove.
Ahmetaj: Marrëveshja që firmosëm sot me KFW është një marrëveshje e integruar kredie dhe granti, qoftë për investim qoftë për mbështetje institucionale pra me një kredi 12.5 mln euro, me nje grant 7.5 mln euro dhe një grant insitucional 1.3 mln euro.
Ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj, tha se ky impiant do ti japë zgjidhje përfundimtare problemit të mbetjeve në Bashkinë Vlorës e Selenicës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/projekt-20-8-milion-euro-per-trajtimin-e-mbetjeve-te-ngurta/