Balili, “wanted” nga SHBA - News, Lajme - Vizion Plus

2016-12-18 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje dite pas akuzave te ambasadorit Donald Lu per dështim te policisë e drejtësisë ne arrestimin e Klement Balilit, prokurori shqiptaro-amerikan Gjon Junçaj, ka takuar shefin e organit te akuzës Adriatik Llalla. Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura, por burime nga Prokuroria bëjnë te ditur se është folur mbi dosjen voluminoze te ?Eskobarit te Ballkanit?. Te njejta burime thane se prokurori amerikan, i ka kërkuar Llallës që të mos ndikohet nga ndërhyrjet politike, për të çuar pas hekurave trafikantin e drogës Kelment Balilin. Takimit ne Prokurorinë e Përgjithshme i parapriu nje operacion ne shkalle te gjere per arrestimin e Balilit. Kontrollet blic janë zhvilluar gjate natës, duke u gdhire e enjtja ne disa zona te Tiranës. Dhjetëra forca speciale u përfshinë ne aksion, por nga Balili nuk u gjet asnjë gjurme. Nga ana tjetër, 63 kontrollet e policisë u finalizuan me kapjen e 9 personave te tjerë te shpallur në kërkim.Klement Balili dyshohet se fshihet ne Tirane, por nuk përjashtohet mundësia qe ai te jete larguar me identitet te rreme drejt Maqedonisë.

Free Traffic Exchange