VLORE-Bllokimi i një makine të një qytetari në parkingun me pagesë në qytetin e Vlorës është bërë sot shkak për një konflikt mes tij dhe punonjësit të kompanisë ?TIS Park shpk?.
Edi Alikaj 44 vjeç kishte parkuar mjetin e tij tip ML me targa AA 777 KP dhe kishte refuzuar të bënte pagesën prej 50 lekësh në orë. Fillimisht Alikaj ka debatuar me punonjësit e parkingjeve Fitim, Celo dhe Edison Veizaj (vëllezër), por më pas sherri ka agravuar në përplasje fizike dhe përdorim të mjeteve prerëse.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur tre punonjësit e ?Tis Park? dhe drejtuesi i mjetit të bllokuar, të cilët ndodhen në spitalin rajonal të Vlorës.
Nga burimet e deri tanishme mësohet se Alikaj është konfliktuar fillimisht me njërin nga vëllezërit, debat i cili ka përfunduar me konfrontim fizik, më pas të thirrur nga i vëllai janë afruar edhe dy vëllezërit e tjerë të cilët kanë qenë duke konsumuar kafe në një bar aty pranë duke agravuar situatën deri në përdorimin e mjeteve prerëse.