VLORE-Një qytetar në Vlorë është konfliktuar gjatë ditës së sotme me tre punonjës të kompanisë ?TIS Park shpk? që menaxhon parkingjet me pagesë në qytet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:25, në rrugën kryesore të bulevardit Vlorë-Skelë përpara Teatrit " Petro Marko".
Mësohet se shkak është bërë bllokimi i automjetit tip ML me targa AA 777 KP në pronësi të shtetasit Edi Alikaj 44 vjeç, duke i vendosur bllokues gome. Kjo pasi Alikaj kishte refuzuar të bënte pagesën e parkimit 50 lekë për orë. Fillimisht Alikaj ka debatuar me punonjësit e parkingjeve H.D 34 vjeç, F.V, 50 vjeç, Ç.V 45 vjeç ( vëllezër ), por më sherri ka agravuar në përplasje fizike dhe përdorim të mjeteve prerëse.