Dako reagon për Lul Berishën - News, Lajme - Vizion Plus

2016-12-18 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka reaguar për punësimin e Lulzim Berishës, ish-kreut të bandës së Durrësit, i cili ka fituar lirinë me kusht nga Gjykata e Apelit. Dako tha se Berisha do të kryejë punë vullnetare në një nga ndërmarrjet e Bashkisë si ajo e Pastrim Gjelbërimit dhe nuk do të paguhet për punën e tij në shërbim të komunitetit. ?Ka një procedurë normale ku çdo i dënuar që dënohet me dënim alternativ, me punë të detyruar në komunitet ne i ofrojmë punë në ndërmarrjet tona të shërbimeve, në komunalen e qytetit, plazhit, dekor apo gjelbërim. Ne i ofrojmë çdo të dënuari mundësi punësimi në ndërmarrjet në varësi, që do të thotë ata punojnë pa shpërblim nga ana jonë. Nuk ka marrë akoma vendim gjykata se në kë ndërmarrje do të punojë i dënuari. Këto janë procedura standarde që zbatohen nga bashkia e Durrësit. Në të gjitha rastet kur gjykata ka dhënë vendim që një i dënuar të bëjë punë pranë bashkisë, jo arkitekt në bashki, por pranë ndërmarrjeve të bashkisë, në varësi të saj i japim mundësi të punojë në mënyrë vullnetare pa pagesë nga bashkia, të pastrojë plazhin qytetin e procese të tjera. Të gjitha institucionet që bëjnë punë në komunitet, si dënim alternativ, të gjitha institucionet i marrin në punë, se janë punë pa shpërblim. Ne zbatojmë këtë vendim?.Dako tha se bashkia ende nuk ka marrë asnjë kërkesë nga gjykata për punësimin e tij, por është e gatshme për këdo që ka një dënim të tillë.?Në rastin Berisha, gjykata nuk ka marrë vendim se ku duhet të punojë Berisha.. Sepse në privat nuk ka punë vullnetare. Sa herë ka amnisti, sa herë që i dënuari kërkon referencë për të dalë nga burgu për hall familjar, për vdekje apo për dasmë, ne lëshojmë vërtetime. Kishte një kërkesë për referencë për familjen e tij dhe ne pyetëm administratorët tanë. Na thanë që djali dhe gruaja e tij nuk kishin probleme, dhe ju dha referenca për familjen?.Opozita ka akuzuar kryeministrin Rama se e nxori Lul Berishën nga burgu me qëllim për ta përdorur në zgjedhjet e 2017, e per këtë arsye ka përdorur edhe kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.