Report TV - Pagat e administratës, ja sa bëhen sipas gjithë kategorive

2016-12-18 9

Me ndryshimin e pagave në administratë, rroga më e ulët bruto do të jetë 37.500 lekë. Ndërsa më e larta e një nëpunësi civil, ajo e sekretarit të përgjithshëm në ministrinë e Financave do të jetë 170.800 lekë, ose 1.255 euro.

Këto shifra përfshihen në një dokument të Ministrisë së Financave, që shpjegon me detaje propozimin për rritje të pagave në administratën publike, të njoftuar tashmë nga kryeministri Edi Rama më 30 nëntor në një takim me përfaqësues të administratës publike. Vendimin për këtë rritje do ta marrë Këshilli i Ministrave dhe një gjë e tillë pritet të hyjë në fuqi nga 1 marsi i vitit të ardhshëm.

Free Traffic Exchange