Report TV - Konfiskimi, kush do t’i 'gëzojë' paratë dhe vilat e politikanëve

2016-12-18 0

Pasuritë e pajustifikuara, të cilat do t?u konfiskohen politikanëve, gjyqtarëve, prokurorëve, drejtorëve, bosëve të drogës dhe prostitucionit, do të përdoren për të ndihmuar viktimat e krimit dhe të dhunës, për fuqizimin e organeve të reja anti-korrupsion si dhe për intensifikimin e hetimeve për aferat korruptive dhe goditjen e krimit të organizuar.

Kështu parashikon projektligji i ri, i cili ndryshon ligjin Anti-mafia. Shqiptarja.com zbardh variantin e fundit të projektligjit Antimafia, i hartuar nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT, bazuar në propozimet e bëra nga PAMECA.

Draftin parashikon ndër të tjera ndryshimin e pikës 1 të nenit 37 të ligjit aktual, ku të ardhurat e përfituara nga zbatimi i këtij ligjit Antimafia do të shërbejnë për ngritjen e një fondi të posaçëm për parandalimin e kriminalitetit dhe edukimin ligjor sipas legjislacionit buxhetor.

Free Traffic Exchange