Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qeveria po përgatit programin për rikonstruksionin nga e para të 108 shkollave që jaën në inventarin e ministrisë së Arsimit. Kryeministri Rama gjatë fjalës së fundvitit me mësuesit tha se ky projekt synon përmirësimin e infrastrukturës së institucioneve arsimore në nivele të shkollave europiane.
Rama: Të ndërtojmë nga e para të 108 shkollat që janë në inventarin e nevojave të Ministrisë së Arsimit, me synimin që deri në vitin 2020 të mos ketë më asnjë shkollë, në asnjë pjesë të territorit të Republikës së Shqipërisë, që të mos të jetë e standardeve më të mira, njësoj si shkollat që sot konsiderohen me standarde më të mira.
Rama foli për një transformim rrënjësor të sistemit arsimor në shumë dimensione, sipas tij asnjë mësues nuk ndihet i kërcënuar se do të largohet nga puna pa arsye.
Rama: askënd nga mësueset dhe mësuesit në Shqipëri nuk e kërcënon pasiguria se nesër në mëngjes mund të marrë lajmin se është i larguar nga puna apo është i transferuar brutalisht në një destination të pamundur. Ju paguheshit më pak dhe taksoheshit më shumë. Për shkak të reformave rroga do të rritet me 10%.
Duke komentuar rezultatet e programit të vlerësimit Pisa 2015 kryeministri i konsideroi ato si shëmbëlltyrën e përgatitjes së mësuesve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pritja-e-mesuesve-rama-do-ndertojme-nga-e-para-108-shkolla/