Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Afati i radhës i dhënë nga përmbarimi për të lëshuar shtëpitë, pasi në të kundërt do të ndërhyhej me forcë sërish ra për 20 familjet që jetojnë tek ish gjeologjiku në lagjen ?Ndoc Mazi? në Shkoder. Ato ishin përgatitur që në orët e para të mengjesit të 14 dhjetorit për ta kundërshtuar këtë ekzekutim, ku përveç protestes, në rrugë ishin vendosur gurë për bllokimin e kalimit të automjeteve.
Familjet në fjalë kundërshtojnë vendimin e gjykatës e cila pronën ku janë ndërtuar shtëpitë pas viteve 90, ja ka kthyer familjes Kujxhia. Sipas tyre kjo është e gjitha një mashtrim dhe shprehen të vendosur të mos lëshojnë banesat.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shkoder-permbarimi-tjeter-afat-per-20-famijet-te-ish-gjeologjiku/