Ora News - “BOOM”, Shoqata e Jetimëve nuk ofron asnjë shërbim për fëmijët (pjesa II)

2016-12-18 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shoqata Kombëtare e Jetimeve përveç ndihmës ligjore dhe lobimit që mund të bëjë, nuk ofron asgjë më tepër për fëmijët jetim.
Kamera investigative e emisionit ?BOOM? në Ora News kontaktoi me sekretarin e kësaj shoqate, i cili edhe pse përsërit disa herë që njihet nga shteti orienton për në shoqata të tjera apo fondacione bamirëse.
Ora News me një shkresë zyrtare dhe të protokolluar iu drejtua ministrisë së Financave, si institucioni që mund të jetë në dijeni më dhënine e fondit për këtë shoqatë, por emisioni ?BOOM? nuk mori asnjë përgjigje.
Kamera e fshehtë me Sekretarin e Shoqatës.
Gazetari: Kam dy fëmijë të një kushëririt tim, i cili pësoi aksident para një viti dhe humbi jetën. Erdha të marr një informacion të përgjithshëm, ato kanë nevojë për një psikolog, për lojëra.
Sekretari i Shoqatës: Ne si shoqatë në njeh shteti dhe jemi të ratifikuar nga Parlamenti, në lidhje me mbrotjen e të drejtave të jetimëve, në lidhje me ndjekjen e ecurisë së tyre, por ne nuk kemi një fond bamirësie, pra në vetëvete ne jemi më shumë një organizëm që merremi me kuadrin ligjor. Ne kemi lidhjet tona.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/boom-shoqata-e-jetimeve-nuk-ofron-asnje-sherbim-per-femijet/

Free Traffic Exchange