http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndryshe nga lideri opozitës Basha, i cili deklaroi se PD do t?i heqë pengesat ne rrugën e integrimit, demokratja Majlinda Bregu ka dale ne ambientet e kryesisë se kuvendit per te kërkuar kompromis politik dhe vizion kombëtar per procesin e hapjes se negociatave. ?Ka filluar countdown-i i përballjes me reformat e thella dhe të dhimbshme: luftë kundër kulturës së pandëshkueshmërisë, luftë kundër përfshirjes së krimit në politikë, luftë kundër shkatërrimit të standardeve zgjedhore. Ne nuk negociojmë dot kushtet që na vendos Europa, qofshin ato 5, 7 apo kushedi sesa do të shtohen gjatë rrugës, por ne mund të negociojmë me njëri tjetrin si shqiptarë për Shqipërinë, dhe të formulojmë një qëndrim kombëtar, ku domosdoshmërish plotësimi i detyrimeve që janë para nesh sot të vendosura nga BE, të shpallen interesi kombëtar i shqiptarëve, pavarësisht datës kur BE do të hapë negociatat.?Bregu vuri ne dukje se tashme Shqipëria ka 1 kryedetyrim për të zbatuar që është ligji i vetingut, plotësimin e prioriteteve të tjera për hapjen e negociatave, dekriminalizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. dhe ne kushtet kur problemet e brendshme te BE reflektojnë paqartësi tek procesi i zgjerimit, Shqipëria duhet t?u japë zgjidhje problemeve per te mos e dëmtuar me tej procesin.?E di se gjithkush po mendon tani se të gjitha këto do të mbeten fjalë sepse Shqipëria bëhet gati të hyjë në fushatë zgjedhore, por pikërisht edhe për këtë arsye që integrimi europian të mos përdoret e keqpërdoret gjatë fushatës zgjedhore, në cilësinë e kryetares së Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, po përsëris sot publikisht thirrjen për përcaktimin e vizionit tonë kombëtar afatgjatë për procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE?!Sipas Bregut kompromisi politik është i rendesishem pasi Bashkimi Europian është ëndrra 26 vjeçare e shqiptareve dhe suksesi ne procesin e integrimit është detyrim i politikaneve.