Ora News –Bregu: Të formulojmë një qëndrim kombëtar për plotësimin e kushteve

2016-12-18 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit, njëherazi drejtuese e Këshillit Kombëtare të Integrimit, Majlinda Bregu, një ditë pas publikimit të konkluzioneve të Këshillit Europian, i kërkoi politikës të formulojë një qëndrim kombëtar për plotësimin e kushteve të Bashkimit Europian për çeljen e negociatave.
Bregu: Ne nuk negociojmë dot kushtet që na vendos Europa, qofshin ato 5, 7 apo kushedi sesa do të shtohen gjatë rrugës, por ne mund të negociojmë me njëri tjetrin si shqiptarë për Shqipërinë, dhe të formulojmë një qëndrim kombëtar, ku domosdoshmërisht plotësimi i detyrimeve që janë para nesh sot të vendosura nga BE, të shpallen interesi kombëtar i shqiptarëve, pavarësisht datës kur BE do të hapë negociatat.
Deputetja demokrate Majlinda Bregu thotë se ka ardhur koha e përballjes me reforma të medha dhe të dhimbshme.
Bregu: Ka filluar countdoën-i i përballjes me reformat e thella dhe të dhimbshme: luftë kundër kulturës së pandëshkueshmërisë, luftë kundër përfshirjes së krimit në politikë, luftë kundër shkatërrimit të standardeve zgjedhore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bregu-te-formulojme-nje-qendrim-kombetar-per-plotesimin-e-kushteve/