Report TV - Basha shmang Venecian: Vetting sipas Kushtetueses

2016-12-18 0

TIRANE-Për herë të parë pas kaq muajsh kur kryefjala ka qenë Reforma në Drejtësi, kreu i PD nuk e përmend Komisionin e Venecias. Në një prononcim të sotëm për shtypin, pas mbledhjes së grupit të PD dhe pak para kësaj një takim me ambasadorin amerikan Donald Lu, Basha deklaroi se do zbatojë Vettingun sipas Gjykatës Kushtetuese.

Kryetari i Partisë Demokratike deklaroi se konkluzionet e Këshillit të Europës ishin mjaft të qarta për gjendjen e rëndë që po kalon Shqipëria në këto momente.