Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadori Donald Lu nuk nguron dhe bën një deklaratë bombë për mos arrestimin e Klement Balilit të akuzuar si një prej krerëve të trafikut të drogës në Ballkan.
?Për 7 muaj kam nxitur ministrinë e Brendshme, por dhe prokurorinë për arrestimin e tij tha Lu në fjalën e tij mbajtur gjatë analizës vjetore të Avokatit të Popullit?
Ai e quajti dështim mos arrestimin e Balilit.
Duke akuzuar se politikanë nga e majta dhe e djathta i kanë kushtuar vëmendje interesave të fuqishme të biznesmenëve të korruptuar, kriminelëve të mëdhenj, madje edhe trafikantëve të drogës Lu tha se SHBA kushtëzon bashkëpunimin e ardhshëm kundër narkotikëve me arrestimin dhe procedimin penal të ?peshqve të mëdhenj? nga ana e Shqipërisë, përfshirë Klement Balilin.
Donald Lu: Shqipëria do të ishte një vend më i mirë nëse qeveritë do ti vinin veshin zyrës së Avokatit të Popullit.
Në vend të kësaj politikanë nga e majta dhe e djathta i kanë kushtuar vëmendje interesave të fuqishme të biznesmenëve të korruptuar, kriminelëve të mëdhenj, madje edhe trafikantëve të drogës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/donald-lu-mos-arrestimi-i-balilit-deshtim-i-policise-dhe-drejtesise/