Ora News –Kodheli: Shqipëria jo vend imun ndaj radikalizmit fetar

2016-12-18 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vendi ynë nuk mund të jetë imun ndaj ekstremizmit të dhunshëm fetar. Kështu deklaroi Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në Forumin Shqiptar të Sigurisë, ndërsa tha se harmonia dhe toleranca fetare janë asetet më të vyera në luftën tonë kundër këtij fenomeni. Ndërsa Zëvëndësministrja, Elona Gjebrea, tha se vendi ynë aplikon një paketë të plotë masash kundër ekstremizmit fetar.
Në Konferencën e dytë të Forumit Shqiptar të Sigurisë, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, tha se Shqiperia nuk është imun ndaj radikalizmit fetar. Sipas saj në rajon ku ne bëjmë pjesë ekstremizmi i dhunshëm mund të gjejë përhapje për shkak të divesiotetit të lartë të lartë.
Kodheli: Në luftën kundër terrorizmit, Shqipëria është rreshtuar në krah të aleatëve të saj të NATO-s, përmes misioneve paqeruajtëse në Afganistan dhe mbështetjes politike dhe ushtarake ndaj të gjitha vendeve që gjenden në vijën e parë të sulmeve terroriste. Natyrisht ne mendojmë që vendi ynë nuk mund të jetë imun ndaj radikalizmit fetar. Ekstremizmi i dhunshëm mund të gjejë përhapje në rajone me diversitet të lartë fetar si Ballkani apo Shqipëria, ndaj ne duhet të jemi të vetëdijshëm që harmonia dhe toleranca fetare janë asetet më të vyera në luftën tonë kundër këtij fenomeni.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kodheli-shqiperia-jo-vend-imun-ndaj-radikalizmit-fetar/