TIRANE-Kryeministri Rama deklaroi se pensionistët, familjet në nevojë dhe PAK do të përfitojnë shpërblim për festat e fundvitit nga qeveria.
?60 mijë lekë të vjetra çdo pensionisti për fundvit, që është shifra më e lartë e dhënë për ta dhe gati e barabartë me shifrën e rritjes së pensionit vitin e ardhshëm.
Kjo nuk është pak, por as edhe aq shumë sa të jemi të kënaqur.
Për familjet me ndihmë ekonomike dhe PAK do të jepet për cdo familje nga 20 mijë lekë të vjetra.
Në 20 vite nuk është dhënë asgjë për familjet me ndihmë ekonomike dhe ata me aftësi të kufizuara? deklaroi Rama.
Ndërsa do të dëmshpërblehen plotësisht familjet e përmbytura dhe fermerët që kanë humbur bagëtinë e tyre.