http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ekspozitë si një përshëndetje për Kërshëndellat. këtë urim të veçantë artistik e përcjell Rakip Shabani nga holli i Muzeut Historik Kombëtar. Edhe pse i përket besimit islam, kishat e kanë grishur gjithnjë artistikisht, e pikërisht me ato më të bukurat e më të lashtat e nis këtë rrugëtim artistik. Në pikturat e tij ka edhe elementë që të mbajnë mbërthyer në botën e sotme. Ka përdorur kryesisht teknikën që lëvron që kur ishte 9 vjeç, atë në akuarel. Nga arkitektura kishtare, me simbole të lashta greke e deri tek historia e kishave që ndërtoi Ali Pashë Tepelena, kjo ekspozitë sjell nga pasditja e mërkurës mitiken e Krishtlindjeve.