http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtetet e Bashkuara te Amerikës lëshojnë akuza te forta per përfshirjen e politikes dhe segmenteve shtetërore ne mbështetje te trafikantit te drogës Klement Balili.Me tone te ashpra, ambasadori amerikan ne Tirane Donald Lu, kritikoi edhe policinë e prokurorinë për moskapjen e personit te cilësuar si ?Eskobari i Ballkanit?. Prej 7 muajsh nga kërkesa e SHBA-se, theksoi diplomati amerikan, Balili është ende i lire ne Shqipëri. Ky mosveprim i autoriteteve shqiptare ngre pikëpyetje, sipas ambasadorit, ne luftën e Shqipërisë kundër krimit dhe trafikut te drogës. Gjate analizës vjetore te Avokatit te Popullit, diplomati amerikan vlerësoi rolin e këtij institucioni për respektimin e te drejtave te njeriut. Por Donald Lu, kritikoi klasën politike qe sipas tij, me shume mbështet trafikantet e drogës se sa Avokatin e Popullit. Ndërsa kreu i kuvendit Ilir Meta, përsëriti qëndrimin e mazhorances per zbatimin e reformës ne drejtësi. Sipas kryeparlamentarit, Gjykata Kushtetuese duhet te dëgjoje Komisionin e Venecias për ligjin e vetingut. Mesazhet e forta te diplomatit amerikan, vijnë ne kohen kur policia ka dështuar disa here te arrestoje Balilin, qe dyshohet se fshihet ne jug te vendit. Një dite me pare, një oficer i policisë se Sarandës u dërgua per verifikim, i dyshuar si personi qe dekonspironte aksionet e arrestimit te bosit te drogës.