Opinion - Policia, c'ndodhi te shtunen ne lokalet e nates! (13 dhjetor 2016)

2016-12-18 11

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; Te ftuar: Artan Hoxha, Sonila Bitri, Iris Luarasi, Rezarta Delisula, Ervin Hodaj, Aldo Shkëmbi

Kronike e zgjeruar: http://tvklan.al/opinon-policia-cndodhi-te-shtunen-ne-lokalet-e-nates/

Emisioni Opinion në TV Klan, mbrëmjen e djeshme, kishte si temë operacionin e Policisë së Tiranës ?Chaos Party?, ku si rezultat i tij, u arrestuan 11 menaxherë lokalesh, punonjës dhe përdorues drogërash.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, tha se operacioni i mësipërm është rutinë, nga ata që Policia e Tiranës zhvillon, hera-herës, në kryeqytet. I ngacmuar nga gazetarja Rezarta Delisula për sasinë e vogël të drogës që është sekuestruar, rreth 5 gramë, Hodaj ka bërë me dije, se kjo nuk do të thotë gjë në lidhje me aksionin e zhvilluar. Debati, më pas, ka kaluar tek e drejta e dhënies së lejës nga gjykata. Kryepolici i Tiranës, tha se nuk është e nevojshme, pasi policia kishte të dhëna se aty tregtohej dhe konsumohej drogë. ?Policët ecin rreth 500 m në këmbë për të mbërritur tek lokali për të bërë kontroll. Për të bërë gjithë atë rrugë, hyjnë brenda në lokal dhe pastaj edhe të gjejnë lëndë narkotike brenda lokalit.? Hodaj theksoi se lënda narkotike është gjetur nga policia kriminale nga agjentët e drogës, pikërisht në këtë moment, i lind e drejta policisë në kushtet e flagrancës të bëjë kontroll. Ndër të tjera, Hodaj tha se ka disa lokale në Tiranë ku konsumohet drogë dhe këto janë të etiketuara nga policia si biznese problematike, po ashtu ai pohoi se Policia e Shtetit është duke zhvilluar çdo javë operacione antidrogë nëpër lokale. ?Normalisht ne kemi identifikuar lokalet problematike që ka Tirana. I kemi evidentuar të gjitha lokalet e natës që ka Tirana, dhe jo të gjithë janë problematik, janë me kokrra lokalet problematik. Normalisht policia i ka në traget këto lloje lokalesh, edhe me raste me flagrancë që po e bëjmë, por edhe me hetime. Sidomos zonat që janë në mbipopullim janë të mbikëqyrur nga agjentë të antidrogës. Javë për javë ka operacione të tilla?, tha Ervin Hodaj.

Gazetari i ?News24?, Artan Hoxhaj në emisionin Opinion, në lidhje me operacionin anti-drogë në disa lokale në kryeqytet, ka theksuar se në këto lokale që ka ndërhyrë policia, si security shërbejnë efektivë të forcave speciale. Hoxha bëri me dije se ata janë jashtë orarit të punës, por ata nuk janë të regjistruar aty dhe nuk është se paguhet siguracioni për atë punë që bën. Ai tha se kjo praktikë është diçka shumë shqetësuese, pasi policisë dhe agjentëve të anti-drogës i është dashur të ndërhyjë në atë mjedis ku ruhet nga efektivë të forcave të ndërhyrjes së shpejtë. Sipas tij, kjo praktikë, detyrimisht do të krijojë dekonspiracion, kjo vështirëson aftësinë për të kapur kapot e mëdhenj, pasi ata e kanë marrë vesh se do të ndodhë diçka. ?Këto lokale që janë kontrolluar këtë radhë, janë lokale shumë të mëdha dhe me shumë pompozitet. Prandaj ka ndodhur ky reaksion aq i madh. P.sh, lokali q...