Report TV - 'CEZ', Sali Berisha do rikthehet me forcë, ja pse refuzoi betimin

2016-12-18 2

Ish-kryeministri Sali Berisha mund të rikthehet sërish me forcë në komisionin hetimor, për të dëshmuar për privatizimin abuziv të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) dhe për favorizimin e CEZ, duke shkaktuar një dëm ekonomik prej 414 milionë euro.

Çdo veprim i dëshmitarit Sali Berisha, në mbledhjen e fundit të komisionit hetimor për çështjen ?CEZ?, është i pavlefshëm sipas ligjit, dhe për pasojë nuk mund të pasqyrohet në raportin përfundimtar të komisionit dhe as në dosjen që do të referohet në organin aktual të akuzës apo në Prokurorinë Speciale, e cila do të ngrihet në javët në vijim.