Për t'u ardhur në ndihmë fëmijëve me nevoja të veçanta shëndetësore të punonjësve të Policisë së Shtetit, Ministria e Brendshme lançoi sot fushatën ?Ti je heroi im?.
I pranishëm në këtë aktivitet, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri tha se janë mbi 200 fëmijë të punonjësve të Policisë, të cilët kanë nevojë për ndihmë të veçantë.
"Në fakt, këtë fund viti, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit vendosi ta presë ndryshe. Janë mbi 200 fëmijë të punonjësve të Policisë, të cilët kanë nevojë për ndihmë të veçantë, kanë nevojë për ndihmën tonë, mbështetjen tonë. Dhe ne menduam që puna më e mirë që mund të bënim në këtë fund viti është t?u gjendemi atyre pranë, familjeve të tyre".
Tahiri tha se kjo fushatë do të zgjasë deri më 31 Dhjetor dhe ftoi qytetarët që t'i bashkohen për të ndihmuar familjet e punonjësve të policisë që janë në nevojë.
Tv Klan