Stop - Skandali, kikiriket nga Kina dhe ushqimet e tjera, qe po na vrasin! (13 dhjetor 2016)

2016-12-18 6

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Ditet e fundit Kroacia nxorri nga tregu kikiriket kineze, pavaresisht se data e skandences i perkiste fundit te vitit 2017. Analizat konstatuan, se ky produkt kishte nivele te larta aflatoksine, nje lende kjo kancerogjene, e demshme per njeriun. Edhe mediat e vendit fqinj Italise, kane botuar nje ?liste te zeze? te produkteve me pasoja ne shendet, qe nga kikiriket kineze, lajthite dhe frutat e thata turke, apo dhe peshku ton e shpate nga Spanja.Nga nje vezhgim i tregut shqiptar, rezulton se ai eshte i dominuar nga kikiriket kineze...Specialistja e ISHP-se Lindita Molla shpjegon, se cfare ndodh me shendetin ne rast te konsumit te ushqimeve me aflatoksine.

Emisioni ?STOP? që transmetohet në Televizionin Klan është ndalur në disa produkte ushqimore kryesisht kikirikë me origjinë nga Kina, që në përbërje të tyre kanë sasi të lartë aflatoksine, një lëndë e dëmshme për shëndetin e njeriut. Pak ditë më parë Kroacia vendosi tërheqjen nga tregu të kikirikëve që vinin nga Kina. Kjo pasi analizat treguan një sasi më të madhe se norma e aflatoksinës, një lëndë kjo kancerogjene.

Përveç ndalimit në treg, mediat kroate bënë me dije se kanë njoftuar zyrtarisht të gjitha strukturat e BE-së, që merren me çështjen e sigurisë ushqimore. Alarmi nuk vjen vetëm nga Kroacia, por edhe mediat italiane shkruajnë për një ?listë të zezë? të produkteve të kontaminuara me aflatoksinë, që nga lajthitë, frutat e thata nga Turqia, xhinxherët dhe kikirikët nga Kina apo fistekët nga Irani. Përmbajtje mbi normën të metaleve të rënda janë vërejtur edhe tek peshku ton e shpatë nga Spanja.

Nga një vëzhgim i tregut shqiptar, rezulton se ai është i dominuar nga kikirikët kinezë, të cilët blihen shumë nga konsumatori.

Ndalesa që është bërë në tre dyqane të tregut Agro Ushqimor, tregohet se ky produkt ka një konsum të lartë, sidomos në prag festash të fundvitit.

Dyqani nr. 1

Qytetarja ? Përshëndetje! Si ky kikiriku kinez, keni kështu me thaës?
Shitësi ? Cfarë deshët ju?
Qytetarja ? Si ky kikiriku?
Shitësi ? 5 kilësh.
Qytetarja ? Me sa është kilja?
Shitësi ? 340 (lekë të reja)
Shitësi ? Ta hap ta shikoni?
Qytetarja ? Po, po hape! Po s?është kjo?
Shitësi ? Ajo është po, ajo është.
Qytetarja ? E njëjta është ë?
Shitësi ? Ajo e njëjta. Ajo që është aty.
Qytetarja ? Këto vijnë kështu ë? Sa kile janë këtu?
Shitësi ? 5 kile.
Qytetarja ? 5 kile dhe sa kushton?
Shitësi ? 17-të mijë lekë të vjetra. Të paketuarat, këto janë edhe me datë skadimi, me të tëra.
Qytetarja ? Kjo s?ka ë? As datë skadimi asnjë gjë! Po kjo cfarë është?
Shitësi ? Ajo është për ruajtjen e lagështisë.
Qytetarja ? që kanë vlera ushqyese, e ke parasysh.
Shitësi ? Po ecin shumë, e di sa shumë ecin, sa i marrin? Çuditem sa ecin. Ne i paketojmë kështu (me qese të vogël) dhe i fusim në supermarket.

Dyqani nr. 2

Qytetarja ? Qenkan më të mëdhaja këto. Më fal, të të pyes sa kushtojnë?
Shitësi ? Jan...