http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev deklaroi se forca e tij politike do te kontestoje rezultatin e zgjedhjeve per zonën zgjedhore 6, ku ai pretendon se ka fituar nje mandat me shume. Zaev tha se ka dallime në rezultatet nga të dhënat e procesverbaleve në vendvotime dhe rezultatet e publikuara nga Komisioni i Zgjedhjeve.?Për arsye se rezultatet e para zyrtare i hutuan qytetarët, them se rezultatet përfundimtare nuk kane dale ende. Ekzistojnë dallime në rezultatet nga procesverbalet në vendvotime dhe rezultatet që publikoi Komisioni i zgjedhjeve. Vetëm nëse korrigjohen këto numra LSDM-ja ka numër më të madh mandatesh në Njësinë 6 dhe raporti i mandateve me VMRO-ne është 50 me 50. Ne do te paraqesim ankese per ketë.?Zaev u ka kërkuar gjithashtu partive shqiptare te refuzojnë Gruevskin dhe te bashkohen me te per formimin e qeverise se re. Edhe lëvizja Besa e ka ankimuar ne Komisionin e zgjedhjeve rezultatin per zonën 2 dhe 6, ku ajo pretendon se ka patur parregullsi. Forcat politike janë duke pritur certifikimin e rezultatit nga Komisioni i zgjedhjeve, ndërkohe qe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kane kërkuar qe te mos humbet kohe për formimin e qeverise se re.