http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shoqëria civile shpreh shqetësimin për hapat e ngadalta në funksion të zbatimit të reformës në drejtësi, e cila mori votën e të gjithë deputetëve më 22 korrik. Përmes një deklarate Koalicioni ?Drejtësi për të Gjithë?, thekson se tashmë që Komisioni i Venecias e tha fjalën e tij në raport me ligjin për Vettingun, Gjykata Kushtetuese, duhet të vendosë mbi kushtetutshmërinë e tij.?Tashmë që Komisioni i Venecias u shpreh zyrtarisht mbi pyetjet e adresuara, Gjykata Kushtetuese duhet ta shqyrtojë me përparësi çështjen e Ligjit të Vetingut! Përveç realizimit të interesit qytetar, zbatimi i kësaj reforme është parakusht për të ardhmen tonë në Bashkimin Evropian.?Përfaqësuesit e 31 Organizatave Joqeveritare, të grupuara në një koalicionit të vetëm lobimi të shoqërisë civile, apelojnë për përgjegjshmëri të lartë nga ana e trupës gjykuese të Kushtetueses.?Ne jemi të vetëdijshëm që çdo ankesë kushtetuese meriton një shqyrtim të paanshëm juridik në Gjykatën Kushtetuese, por njëkohësisht çmojmë se në këtë rast Gjykata duhet të vendosë sa më shpejt. Duke besuar që Gjykata Kushtetuese do të vlerësojë me përgjegjshmëri të lartë opinionin e Komisionit të Venecias, si autoriteti më i urtë dhe i gjithëpranuar, ne do të ndjekim me vëmendje çdo hap të shqyrtimit të kësaj çështjeje, si dhe të zbatimit të reformës në tërësi, për të siguruar mbrojtjen e interesave të qytetarëve! Qytetarët shqiptarë e duan reformën në drejtësi. Nuk ka më kohë për të humbur!?Shoqëria civile ka marrë mbështetjen e veçantë nga ana e Ambasadës Amerikane në Tiranë. Pak ditë më parë, Ambasadori Donald Lu, vlerësoi rëndësinë e shoqërisë civile në aksionet me qëllim respektimin e zbatimit të shtetit ligjor.