Dekreti për “mbetjet” në kalendar, por pa datë!

2016-12-18 1

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese është mbledhur këtë të martë, por jo për të shqyrtuar dekretin e presidentit Bujar Nishani, i cili ka kthyer mbrapsht ligjin që lejon importin e mbetjeve.

Dekreti ka dy muaj që pret në Kuvendin e Shqipërisë dhe nuk ka një datë të caktuar se kur do të merret në shqyrtim.

Eduart Shalsi, përgjegjësi për të futur në rendin e diskutimeve të ditës dekretin, shmangu përgjigjen nëse ka caktuar ditën e seancës për të.

Shalsi thotë se nuk e ka shkelur rregulloren e Kuvendit, ndonëse burime zyrtare të Kuvendit pohuan te dielën për Tv Klan se afati është shkelur.

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese vetëm mund ta pranoje ose rrezojë dekretin e Presidentit dhe t?i përcjellë raportin Kuvendit, pa bërë ndryshime në ligj./ TV KLAN