Pronësia e ish-hotel Vollgës do të rigjykohet në Apelin e Durrësit

2016-12-18 3

Gjykata e Lartë ka rikthyer për gjykim në apelin e Durrësit pronësinë e ish-hotel Vollgës, në të cilën është përfshirë Emiljano Shullazi. Kolegji Civil ka gjetur shkelje në vendimin e Apelit dhe për këtë arsye ka vendosur qe procesi duhet gjykuar përsëri. Themeli i kësaj çështje do jetë përsëri objekti i Apelit të Durrësit, që në vitin 2003 vendosi t?ia kalojë pronën Zanmir Hasës.

Togat e zeza kanë lënë në fuqi vendimin për pezullimin e pronësisë së ish-hotelit dhe deri në përfundim të procesit nuk mund të kryhen transaksione me këtë pronë.

Për 11 vite kompania arabe ?Saudi Brothers? e cila e bleu ish-hotelin në vitin 1994 pretendonte pronësinë. Në vitin 2014 gjykata e lartë vendos pezullimin e regjistrimit të kësaj prone deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

Po gjate 2014 gjykata e Durrësit me një vendim të dyshimte, sipas prokurorisë, anashkalon gjykatën e larte dhe prona regjistrohet në emër të kompanisë arabe.

Pas këtij momenti 2/3 e pronës kalojnë tek shtetasit Fejzi dhe Marjeta Kodra për shumën e 671 mijë eurove.

Pjesën tjetër kompania arabe me përfaqësues shtetasin Ylvi Beqja ia dhuron për mirënjohje Emiljano Shullazit.

Prokuroria ka dyshime se Fejzi dhe Marjeta Kodra nuk kanë mundësi financiare të paguajnë një shume të tille dhe ka dyshime se kane pastruar para. Por, Fejzi Kodra thotë se paratë i ka marre nga miku i tij Luan Leka.

Veprimet e shitjes dhe dhurimit, thotë prokuroria, janë kryer nga shtetasi Ylvi Beqja, i cili, pas arrestimit të Emiljano Shullazit mësohet të ketë deklaruar ne prokurori se dhurimin e kishte bërë nën kërcenim dhe se po nën kërcënimin e armëve i kishte dhëne edhe 550 mijë euro.

Nga këto veprime shkruan prokuroria në dosjen hetimore, dyshohet se është kryer një vepër penale tjetër në hipotekën e Durrësit dhe Tiranës siç është ajo e zhdukjes së origjinës së kësaj prone dhe regjistrimin e saj në emër të Emiljano Shullazit.

Tv Klan

Free Traffic Exchange