1200 efektivë policie në terren, në akset kryesore të vendit

2016-12-18 0

Për rreth një orë e gjysëm policia e Shtetit, ka zhvilluar një aksion në rrugët e vendit, me objekt ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që lëvizin pa rrip sigurimi, pa kaskë mbrojtëse dhe që komunikojnë në telefon gjatë drejtimit të mjetit.

Drejtori i Policisë Rrugore në Policinë e Shtetit, Ardi Veliu, bëri të ditura detajet dhe rezultatet aksionit.

?Gjatë aksionit, shumë drejtues mjetesh të cilët, janë gjetur duke folur në telefon, janë konstatuar vetë ata apo pasagjerët pa rrip sigurimi, janë gjobitur dhe apo janë dërguar në komisionet e policisë rrugore për shqyrtim.

Po kështu nuk kanë mbetur pa ndëshkuar edhe drejtuesit e motoçikletave që vetë apo pasagjerët nuk kanë pasur kaska mbrojtëse?.

Rreth 1200 efektivë policie, janë përfshirë në këtë operacion, ndërsa janë ngritur 205 pika kontrolli në gjithë vendin. Në Tiranë, Vorë e Kamëz, u ngritën mbi 45 grupe kontrolli, me 350 efektivë policie.

Rezultatet e aksionit pritet të bëhen të ditura nga krerët e policisë.