Ka degjeneruar në sharje personale mbledhja e radhës së komisionit hetimor për pajisjen e përgjimit 'Imsi Catcher'.
Sherri mes Asllan Dogjanit të PD-së dhe Pjerin Ndreut të PS-së, shkaktoi dhe largimin e maxhorancës nga komisioni.
Ai lindi fill pas pyetjes së Dogjanit se cilat ishin targat e makinave të forcave operacionale për të verifikuar nëse përputhet me targën e shënuar në këtë dokument ku faktohet sipas PD-së futja e makinës me pajisjen 'Imsi Catcher' në disa prej burgje për të matur cilësinë e ajrit.