Ora News –Shoqëria civile: Kushtetuesja të shqyrtojë urgjentisht vettingun

2016-12-18 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vettingu po pritet me interes të lartë edhe nga përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët përmes një deklarate të përbashkët i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese ta shqyrtojë këtë me prioritet.
Organizatat e shoqërisë civile kanë ankesa lidhur me ecurinë e ngadaltë të zbatimit të reformës në drejtësi.
Sipas tyre, Gjykata Kushtetuese duhet të trajtojë me përparësi vettingun.
Anisa Metalla: ?Tashmë që Komisioni i Venecias u shpreh zyrtarisht mbi pyetjet e adresuara, Gjykata Kushtetuese duhet ta shqyrtojë me përparësi çështjen e Ligjit të Vetingut! Përveç realizimit të interesit qytetar, zbatimi i kësaj reforme është parakusht për të ardhmen tonë në Bashkimin Evropian.Ne jemi të vetëdijshëm që çdo ankesë kushtetuese meriton një shqyrtim të paanshëm juridik në Gjykatën Kushtetuese, por njëkohësisht çmojmë se në këtë rast Gjykata duhet të vendosë sa më shpejt.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shoqeria-civile-kushtetuesja-te-shqyrtoje-urgjentisht-vettingun/

Free Traffic Exchange