Mungesa e energjisë elektrike për shkak të dëmtimeve të rrjetit nga kompani private, është kthyer në një shqetësim serioz për banoret në disa qytete.
Për këtë Operatori i Shpërndarjes se Energjisë po përgatit një draft masash ligjore të ashpra, qe parashikojnë deri në përjashtimin e kompanive problematike nga te gjitha konkurrimet publike.
Gjatë analizës 11 mujore të OSHEE, Adrian Çela tha se këtë muaj pritet të pajisen me matës special edhe 4600 abonentë në zona të thella, duke i dhëne fund kështu faturimit aforfe në vend.
Gjatë periudhës Janar- Nëntor 2016, sipas OSHEE ka rënie të nivelit të humbjeve dhe rritje të arkëtimeve. Ndërsa investimet pritet të rriten vitin e ardhshëm./TV KLAN