Ngurrimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, vazhdon të mbaje peng ligjin e mbetjeve. Teksa Kuvendi ka shkelur rregulloren duke mos marrë në shqyrtim brenda 8 javëve dekretin e Presidentit, që rrëzon këtë ligj, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, gjatë nënshkrimit të një marrëveshje në rektoratin e Universitetit te Tiranes u shpreh se ligji ka nevojë për me shumë konsultime.
Ai pranoi se votimi i ligjit, ishte i nxituar për shkak të një vullneti politik të papërgjegjshëm dhe mungesës se njohurive.