Report TV - Skandal,PD manipulon opinionin e Venecias, e përkthen gabim

2016-12-18 0

Partia Demokratike duket se e ka përjetuar dramatikisht opinionin e Komisionit të Venecias, i cili konfirmoi ligjin e Vetingut në përputhje me Kushtetutën.

Vetëm disa ditë më parë, opozita, akuzoi misionin EURALIUS dhe Delegacionin e BE në Tiranë për përkthim të gabuar të ligjit të Vetingut, por dje ka përkthyer vetë qëllimisht gabim përgjigjen e Komisionit të Venecias, për të manipuluar opinionin publik.